Analisti Arian Curi ka komentuar në studion e emisionit “Top Story” kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas analistit, kjo kontratë me një shumë të majme parash do të tregojë nëse SHBA i heq “non gratat” me para ose jo.
Arian Curi theksoi se nëse Sali Berishës i heqin “non gratën” duke i marrë para, tregon shumë qartë se edhe vendosja e “non gratës” është caktuar kundrejt një shume parash.
“Do vëmë një bast bashkë? Nëse këto 6 mln dollarë, 250 muaj për muaj. Nëse do arrijnë së pari të realizojnë një vizitë të Berishës në SHBA apo nëse do arrijnë ta heqin juridikisht non gratën.
Ky lobim nuk është i pamoralshëm për mua. I bie mjafton të kesh një shumë lekësh, nëse non gratat hiqen me lekë, atëherë i bie që e kanë vënë me lekë. Nëse ti e bind Sekretarin e Shtetit ta shohë dosjen.
Në Ukrainë SHBA do lobojnë për paqen sa i përket mineraleve që mund të tërheqin nga Ukraina. Pikëpyetja është, kjo shifër, do arrijë të jap rezultatin e dështuar apo do ikin paratë kot?”- tha Curi.









