DYSHIMI/ Pas takimit kokë më kokë me Zelenskyn, Trump sheh “lojë” tek Putin: Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur të dyshojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Qëndrimin e ri, Trump e dha të shtunën pak pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan.

Në një shkrim në rrjetin social “Truth”, Trump ka thënë se “nuk ka asnjë arsye” për hedhjen e raketave ruse mbi zonat e civilëve.

Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës”, ka shtuar Trump duke e lënë të hapur mundësinë për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Shumë njerëz janë duke vdekur”, ka përfunduar Donald Trump.