FUSHATA E ASHM/ “Nga 800 mijë euro 1 km, e çuan në 5 milionë euro”, Berisha: Në 12 vite, vetëm vjedhje dhe plaçkitje

Sali Berisha edhe njëherë tjetër, kësaj here nga Korça, vuri theksin mbi abuzimet që janë bërë me ndërtimet e rrugëve, teksa janë rritur kostot artificialisht.

Vetëm me djegësin e Tiranës, 130 milion euro ka zhdukur. Po ky Nikua juaj me atë termocentralin e Maliqit. Kur vjen këtu në Korçë, Edi Rama ka turp ka Nikua, e merr në Kolonjë dhe thotë që Kolonja bëri Korçën. Hajdutët janë hajdutë kudo që të jenë. 12 vite çfarë ndodhi me shqiptarët, pse u varfëruan? Rrogat dhe pensionet i kishin më të lartë se të tjetër. Ne kemi pasuri shumë më të madhe se rajoni.

12 vite çmimet u dyfishuan, pensionet njësoj, sot për një qytetar korçar në pension  për të blerë ato që blinte në 2013, te kishte një pension 319 mijë leke. Rroga minimale duhet te ishte dyfishi i saj që është. Dyfishoj roga e larta, dhe të ulëtat i la për njerëzit që të numërojnë kafshatën. Do u kthejmë paratë ju.

Vrapi ynë nuk ndalen, deri sa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit. Ky është zotimi ynë pata jush, vendimi ynë. Korça ka biznesmen të aftë, të zgjuar dhe u premtojnë që barra fiskale do të përgjysmohet, tatimi do të zbres në 10%, TVSH do zbres në 15%.

Në 12 vite nuk thotë dot çfarë ka bërë, se i ka zhytur në vjedhje dhe plaçkitje. Ja ku është rruga Korçë-Ersekë, 18 km e para janë ndërtuar më 800 mijë euro/km. 17 km e dyta janë ndërtuar me 5 milion euro/km. Vidh e vidh nuk kanë të ndalur. Rruga Qafë Plloçë-Qukës, ka 15 vite nuk ka përfunduar.

Rruga nga 74 milion euro që ishte e prokuruar, ka shkuar në 250 milion euro, e vjedhin e nuk ndalen. Vendosja para ligjit e këtyre hajdutëve është kushti për Korçën madhështore.