Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e kremtimit të festës së Pashkëve: “Kjo festë e bekuar na kujton se pas çdo sakrifice vjen drita, dhe pas çdo vështirësie lind shpresa. Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit”,-shkruan Basha në postimin e vet.
Urimi i plotë:
Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në këtë kremtim të shenjtë të Ringjalljes së Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra: Për shumë vjet Pashkët! Kjo festë e bekuar na kujton se pas çdo sakrifice vjen drita, dhe pas çdo vështirësie lind shpresa. Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë. Drita e shpresës dhe e kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!










