Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Paraqitja e saj lidhet me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar ndaj saj në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK. Ajo po hetohet për dyshime se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike për përfitim personal.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur mekanizmat e këtyre përfitimeve të dyshuara, si dhe për të identifikuar rolin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.









