FUSHATA E PS/ Rama në Dibër: Nëse komandën s’e merrnin gratë, s’fitonim kurrë këtu

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së enjtes një takimi elektoral me gratë e vajzat në Dibër.

Rama tregoi se në takimin e parë më strukturat e Partisë Socialiste në Dibër pati bindjen se e vetmja mënyrë për të fuqizuar partinë në atë qark, është duke punuar për aktivizimin e grave në politikë.

“Nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’u japësh komandën, dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vjet përpara, është pamja e fitores tonë. Dhe unë, deri pa e parë këtë pamje, nuk e besoja këtë”, – tha Rama.

Duke përmendur tunelin e Murrizit si një investim që ka shkurtuar ndjeshëm distancën me Tiranën, Rama ironizoi kreun e PD i cili sipas tij do të shkrijë SPAK për të zgjidhur hallet e veta.