Drejtuesi amerikan i fushatës së Sali Berishës ka reaguar pas publikimit të një videomontazhi të tij me fytyrën e Vullnet Sinës.
Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj, ka nxjerrë mesazhin e Chris LaCivita, ku shprehet se “unë jam të paktën më i zgjuar, se ai që mbështet Edi Ramën”.
“Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama. Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat.
Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.
Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e La Civita.









