Një komentues e pyeti Ramën, duke i thënë: “A e kaloni dot oqeanin?”
Ky ishte një referim te shprehja e famshme e Ramës për Berishën: “A e kalon dot oqeanin?”
Përgjigjia e Ramës ishte: “Unë oqeanin e kaloj sa herë të dua dhe për t’u takuar atje, takohem me të gjithë. Po ashtu, për të parë ndeshje basketbolli, oqeanin e kaloj për të dyja gjërat. Pra, rri i qetë dhe pyet të tjerët.”
Një komentues i rikujtoi Ramës çështjen e non grades së Berishës. Rama u shpreh se për të, non grada ishte turp, por gjithsesi duhet pritur për ta parë se çfarë do të ndodhë.
“Non gratën e kam konsideruar një turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur, do të kishte qenë 100 herë më mirë për të gjithë. Por kjo histori, që do të hiqej në janar, shkurt, mars apo prill, duhet të shohim si do shkojë. Mos më qani hallin mua,” tha ai.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar non gratën që iu vendos Sali Berishës nga SHBA një turp të madh kombëtar dhe ka komentuar me ironi aludimet e eksponentëve të PD-së se do të hiqej në janar, shkurt, mars apo prill.
Përgjigjia e Ramës erdhi pas një pyetjeje të një komentuesi, i cili i shkruante: “Më kanë thënë se dhe Latifi ka folur për non gradën, a do të hiqet apo jo?”
“Non gratën e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur, do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo histori, që do hiqej në janar, shkurt, mars apo prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua,” tha Rama.









