Në një kohë kur “motorët” e forcave politike në vend janë ndezur dhe po punojnë për të fituar besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit, të gjithë janë “sy e veshë” dhe nuk lënë “t’i shpëtojë” asnjë detaj i vogël.
Së fundmi ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka postuar një fotografi të drejtuesit të fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita.
Në këtë foto “strategu” i Berishës shihet duke pozuar me dorën hapur dhe duke treguar nr.5. E sigurisht kjo foto është “përdorur” nga kryesocialisti i cili me nota ironie, por dhe humori, ka thënë se dhe “Latifi” e ka kuptuar se më 11 Maj qytetarët do të votojnë Partinë Socialiste.
“VOTO 5! Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama në facebook.









