Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, kësaj radhe zgjodhi të ironizonte dështimet në bujqësi të qeverisë së Edi Ramës. Me fermerin Lulzim Noreci në Divjakë. Basha i drejtohet kryeministrit duke thënë se të gjithë subvencionet e Europës i futi në xhepat e vet, me shokët e shoqet, ndërsa djersa e fermerit në Divjakë e në të gjithë Shqipërinë, kokrrën e lekut nuk u ka dhënë.
Edhe fermeri Lulzim Noreci, shprehu shqetësimin për mungesën e ndihmës reale për fermerët, duke thënë se në 12 vite nuk ka marrë asnjë subvencion. “Në Divjakë nuk jam veç unë fermer, ka shumë fermerë. Kjo tokë o Ramazan… kjo tokë është tokë e bekuar, mbille tre herë, marrim tre prodhime, dhe s’po ia dalim as me një prodhim” – tha ai.
Basha dhe Noreci nuk kursyen as paralajmërimet ironike për Ramën, se pas 11 majit do shkojë tek shokët e tij, ose tek dyshi që e ka në arrati në Zvicër, ose tek treshi që e ka në Durrës, ose tek 7×7=313-ta ku ka pjesën tjetër.









