ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Koalicioni Euroatlantik ka filluar aktivitetin elektoral. Ish-deputeti Endri Hasa, kandidat në qarkun e Elbasanit njofton se do bisedohet çdo banor

Ekipi i kandidatëve për deputet nga lista e Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Elbasanit nik humbasin kohë.
Siç bën me dije ish-deputeti Endri Hasa, njëkohësisht kandidat për garën e 11 Majit, Koalicioni Euroatlantik është në terre, ka ndarë detyrat dhe gati për të kontaktuar çdo banor.

Fillimin e punës Z.Hasa e njoftoi nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, shoqëruar me foto ku duket prezenca e gjithë ekipit të kandidatëve për qarkun e Elbasanit.

Postimi:

Na priftë e mbara për Elbasanin 🇦🇱🇺🇲

Me kandidatët e Elbasanit të Koalicionit Euroatlantik për të vijuar punën organizative për ndarjen e detyrave në terren për të dëgjuar dhe folur me çdo banor në të shtatë bashkitë e qarkut Elbasan ✌️🇦🇱

🇦🇱 Elbasani meriton më shumë ✌️

KoalicioniEuroatlantik🇪🇺🇺🇲

EndriHasa ✌️