EKSTRADOHET I SHUMEKERKUARI/ Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha sillet sot nga Spanja me kërkesë të drejtësisë shqiptare.

Pasditen e sotme pritet të kryhet ekstradimi i Lulzim Berishës nga Madridi në vendin tonë.

Pavarësisht së Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e Lul Berishës në vendin tonë.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha jetonte në Alicante nën identitetin e rreme.