VIDEO-MESAZHI/ Koalicioni Euroatlantik është një mundësi reale më 11 Maj. Përfaqësuesi Endi Hasa shprehet i nderuar për depozitimin në KQZ të kandidatëve euroatlantikë . (VIDEO)


Gjatë një prezantimi në një emision televiziv, përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik Z. Endri Hasa deklaroi me siguri të plotë që Demokratët Euroatlantikë të udhëhequr nga Lulzim Basha, janë një mundësi reale që në zgjedhjet e 11 Majit do të sjellin një mundësi për ndryshim të vërtetë.

Më tej Z. Hasa tha: “Mora përgjegjësinë dhe angazhimin të çoj përpata një projekt politik të përbashkët, për të cilin kishim prezantuar programin gati një vit më oarë, për një Shqipëri që merr më shumë, për të çuar përpara listën me profesionistët më të mirë nga i gjithë vendi, nga çdo qytet, nga çdo qark, ku përfshihen inxhinierë, profesorë të ndryshëm, mjekë, njerës të të gjitha fushave, të cilët pata nderin t’i depozitoj ne firmën time në KQZ, si propozime të koalicionit euroatlantik për zgjedhjet e 11 Majit”.