REAGIMI GJERMAN/ Ukraina pranon propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor, Scholz: Tani topi është në fushën e Putinit

Ukraina ka miratuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Rusinë, duke hapur mundësinë për një periudhë paqeje.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi se tani është radha e presidentit rus, Vladimir Putin, të reagojë në lidhje me këtë iniciativë. Ai e konsideroi armëpushimin si një hap të rëndësishëm për një paqe të drejtë për Ukrainën dhe shprehu mbështetje për propozimet nga Jeddah.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjithashtu e vlerësoi propozimin e SHBA si një lajm pozitiv, duke i dhënë një dritë jeshile mundësisë për një armëpushim të mundshëm.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski, njoftoi se furnizimet me armë nga SHBA për Ukrainën përmes Polonisë kanë rifilluar dhe se shërbimi i internetit satelitor Starlink ka rifilluar funksionimin.