Kandidati i për deputet i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën Gazmend Kotuzi prezanton pjesë të programit të forcës politike që përfaqëson. Ai ngre shqetësimin për largimin nga Shqipëria të bluzave të bardha dhe propozon rrugën për ta ndalur këtë hemorragji, që është vlerësimi e respekti i shtetit ndaj kësaj kategorie sociale dhe jo vënia e “kloneve” për të frenuar ikjen.

Largimi i bluzave të bardha është plaga që kullon gjak nga sistemi shëndetësor e që i shkakton dhimbje të madhe shoqërisë shqiptare., -!shprehet Kotuzi.

Sipas tij, mjekët largohen për shkak të pagave të ulta, mungesës së karrierës profesionale dhe shkencore, kushte të papërshtatshme pune dhe spitale që drejtohen edhe nga mësues historie apo punonjës social.
Koalicioni Euroatlantik ju propozon bluzave të bardha paga dinjitoze të krahasueshme me kolegët e tyre europiane, specializime në qendrat e ekselencës në Bashkimin europian, kushte të përshtatshme pune, fond i vecantë për kërkim shkencor dhe institucione të drejtuara nga profesionistë.
Votoni Dr. Gazment Koduzi si njëri prej jush!
Votoni nr.4 Koalicioni Euroatlantik!