Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë mbërritur në Zvicër mbrëmjen e kaluar, ku pritet të marrin pjesë në një ekspozitë arti në qytetin e Bazelit.
Rama do të jetë i pranishëm në aktivitetin kulturor me një skulpturë bronzi mbi dy metra të lartë, pjesë e projektit të tij artistik që është ekspozuar në disa vende evropiane.
Gjatë mbërritjes së çiftit kryeministror në Republikën Helvete, në pamjet e publikuara në aeroport është parë edhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i cili shfaqet duke u kujdesur për bagazhet e tyre.
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës mban aktualisht postin e ambasadorit shqiptar në Zvicër, pas dorëheqjes nga detyra e mëparshme dhe emërimit në shërbimin diplomatik.
Pamjet janë bërë publike nga persona të pranishëm në aeroport dhe kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale për shkak të situatës së pazakontë të momentit të mbërritjes.









